Tre shqiptarë u vranë gjatë puçit në Turqi, dolën në mbrojtje të Erdoganit

Në trazirat që përfshinë Turqinë mbrëmjen e së premtes, ku numri i viktimave gjatë grusht-shtetit të dështuar ushtarak ka arritur në 290 të vrarë dhe mbi 1.400 të plagosur, bëhet e ditur se i vdekur ka ngelur edhe një 42 vjeçar nga fshati Vrapçisht i Gostivarit.

Me këtë, numri i përgjithshëm i shqiptarëve nga Maqedonia për të cilët thuhet se u vranë gjatë puçit, e në përkrahje të presidentit Rexhep Taip Erdogan, u rrit në tre, transmeton Fakte, pasi që më herët u njoftua për vrasjen e dy vetave, babë e bir, nga fshati Çerkez i Kumanovës.

Edhe këta të dy kanë humbur jetën gjatë trazirave në Stamboll.

Banori nga Vrapçishti prej vitesh ishte larguar në Stamboll dhe vdekja e gjeti në anën e protestuesve kundër forcave ushtarake që përgatitën grusht-shtet ndaj Erdoganit dhe pushtetit aktual në Turqi.

Temat
BotëLajme

Të afërta