Showbiz

Të gjithë yjet amerikanë kopjojnë Bleonën (FOTO)

By FIRST CHANNEL

July 19, 2016

Bleona Qereti tanimë ka krijuar një kolazh fotografish në Instagramin e saj, ku ka renditur ‘kopjimet’ që fytyrat e njohura të showbizit amerikan i kanë bërë asaj.

Më parë ishin Paris Hilton, Nicki Minaj e Britney Spears ato që mbase u frymëzuan nga stili i këngëtares shqiptare, shkruan ORAinfo.

E kësaj radhe duket se mbretëresha e pop muzikës Beyonce ka marrë ‘mësime’ të veshjes nga Qereti.

Por këto raste Bleona gjithmonë i ka trajtuar me sportivitet duke dashur të tregojë që edhe ato janë vajza të thjeshta që ndonjëherë mund të iu rastistë që të vishen me rrobat e njejta.