“Renault Megane Grand Coupe”, makina franceze e preferuar nga amerikanët (Foto)

Prodhuesit francezë sapo kanë hedhur në treg makinën më të re, e cila është quajtur “Megane Grand Coupe”.

Kjo makinë nuk dallon shumë nga modelet e mëparshme, por është shumë më e madhe, ka hapësirë më të bëshme dhe komode, si dhe rezervuar për 503-litra.

Makina me 1.6-litra, që lëviz me 115-kuaj fuqi, ngjan shumë me modelet e makinave që lëvizin nëpër rrugët e Shteteve të Bashkuara.

Megjithëse nuk është krijuar për Amerikën, makina preferohet shumë nga amerikanët.

Format, madhësia, si dhe mënyra e lëvizjes ka bërë që kjo “coupe” me katër dyer, të preferohet shumë nga amerikanët, shkruan “Car Magazine”.

Ky model ngjason me “Audi A3” dhe “Mercedes-Benz CLA” dhe vlerësohet se do të kishte sukses në shitje, në rast se ofrohet në tregun amerikan.

megane11

megane2

megane3

megane4

Temat
Teknologji

Të afërta