Reagon zv/ministri Krasniqi: Nuk ka mungesë të insulinës

“Në përputhje me misionin tonë për ofrim të shërbimeve me kohë për qytetarët në nevojë, Divizioni Farmaceutik me përkushtimin më të madh kujdeset që qytetari në nevojë të ketë shërbimin e duhur në kohe të duhur”, ka thënë ai.

Pas lajmit se në QKUK dhe në Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë mungon insulina, ka reaguar zv/ministri i Shëndetësisë, Mevludin Krasniqi.

Ai i ka demantuar këto raportime, duke e publikuar përgjigjen e Divizionit Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë. Krasniqi thotë se insulinë ka mjaftueshëm, transmeton lajmi.net.

“Në përputhje me misionin tonë për ofrim të shërbimeve me kohë për qytetarët në nevojë, Divizioni Farmaceutik me përkushtimin më të madh kujdeset që qytetari në nevojë të ketë shërbimin e duhur në kohe të duhur”, ka thënë ai.

Sipas tij, kujdes i veçantë i kushtohet kategorive specifike e në rastin konkret insulinës, ku me përkushtimin e DF-së është krijuar databaza e të gjithë pacienteve në nevoje, mbi 11,000.

“Nuk është hera e parë që në opinion plasohen informacione të pasakta dhe të ngutshme, pasiqë në rastin konkret QKMF Prishtinë është furnizuar me insulina që MSH-ja ka në dispozicion. Sidoqoftë, ju njoftojmë se çdo interesim i qytetarëve apo zyrtarëve do te trajtohet me seriozitetin më të lartë”, ka thënë në fund Krasniqi.

Temat
LajmeVend

Të afërta