Lajme

QKUK nëntëmbëdhjetë ditë pa insulinë

By Dijart Dyla

July 19, 2016

Të prekurit me diabet janë detyruar që të presin për insulinë për 19 ditë. Pacientët janë detyruar ta blejnë këtë ilaç të cilin Ministria e Shëndetësisë ka obligim ta sjellë pa pagesë.

Përgjegjësit në QKUK thonë për RTK se kanë bërë kërkesën me kohë në Ministrinë e Shëndetësisë, ku kanë marrë premtime që nuk do të kenë vonesa për insulinën.