Për çfarë biseduan Obama dhe Erdogan?

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Ernest ka thënë se të dy liderët kanë biseduar edhe për statusin e imamit turk që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Erdogani e akuzon si njeriun kryesor që qëndron pas puçit dhe ka kërkuar ekstradimin e tij, transmeton Reuters.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka biseduar sot me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe i ka ofruar atij ndihmën e SHBA-ve për hetimin e tentim puçit.

Obama e ka ftuar qeverinë turke që të tregojë përmbajtje në drejtimin e gishtit ndaj përgjegjësve për tentim grusht shtet, transmeton lajmi.net.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Ernest ka thënë se të dy liderët kanë biseduar edhe për statusin e imamit turk që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Erdogani e akuzon si njeriun kryesor që qëndron pas puçit dhe ka kërkuar ekstradimin e tij, transmeton Reuters.

Ernest kanë thënë se qeveria turke në lidhje me këtë ka dërguar material në formë elektronike qeverinë amerikane dhe se zyrtarët amerikanë po e shqyrtojnë atë material.

Ai ka thënë se cdo kërkesë për ekstradim që e bënë Turqia do të procedohet në pajtim me marrëveshjet e dy vendeve.

Temat
BotëLajme

Të afërta