Mohamed Lahouhlel duket shumë i lumtur dhe i relaksuar teksa pozonte për një ‘selfie’ pikërisht në kamionin me të cilin më vonë do të mbyste më shumë se 80 persona, në mesin e të cilëve pati edhe fëmijë.
Fotografia e cila u bë publike çaste më parë, tregon vrasësin i cili së bashku me një shok të tij, brenda kamionit bënin ‘selfie’ para se ai të krynte vrasje masive në festën e ditës kombëtare të Francës, transmeton lajmi.net.
Me gishtin e mesëm të çuar lartë, fotografia thuhet se u bë me 12 korrik, dy ditë para se të ndodhte masakra.
Policia kundër terrorizmit thuhet se i kishte marr këto fotografi në telefonin e vrasësi pasi ky u fundit u gjuajt për vdekje po atë natë.


