Ndiqet penalisht 19-vjeçari nga Shkupi i dyshuar për vrasje

Policia e Shkupit ka ngritur një padi penale kundër 19-vjeçarit A.Sh. nga fshati Gërçec për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale, vrasje.

Dhjetë ditë më parë, më 9 korrik, në fshatin Saraj në një lokal, për shkak të mosdurimit, ka ndodhur një zënkë midis të pandehurit dhe N.R.(20) nga fshati Kopanicë, ku A.Sh. me një mjet të fortë e ka goditur këtë të fundit duke i shkaktuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave pas disa ditëve ka vdekur.

Gjykatësi me procedurë paraprake të akuzuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.

arrest2-620x347

Temat
LajmeRajon

Të afërta