Mitropoliti grek: Edi Rama ka nisur një sulm ndaj Greqisë

Kleriku i lartë i kishës ordodokse greke sulmoi ashpër kryeministrin shqiptar Edi Rama, në lidhje me qëndrimet e tij ndaj Greqisë. Mitropoliti i Dropullit, Pogonit dhe Konicës, Andreas, ka bërë disa deklarata që janë botuar në të përditshmen “Estia” dhe që janë pasqyruar në disa media të tjera greke.

“Një sulm ndaj Greqisë ka nisur nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke i përshkruar problematike marrëdhëniet shqiptaro-greke. Prandaj, Edi Rama duhet të lejë mënjanë guximin dhe paturpësinë. Do apo nuk do, Epiri i Veriut, herët a vonë, do të bashkohet me Greqinë. Duke folur me ambasadorët, zoti Rama i ka imponuar Greqisë përgjegjësinë e plotë për grumbullimin e kaq shumë problemeve”- thotë mitropoliti.

Më poshtë janë disa përmbledhje nga deklaratat e tij:

Në qoftë se marrëdhëniet greko-shqiptare janë, sipas zotit Rama, më problematike për Tiranën, fajtori i madh është Shqipëria

Për shkak se jo vetëm që nuk i respekton të drejtat themelore të njeriut të grekëve të Epirit të Veriut, por po konfiskon pasuritë e minoritetit për dehelenizimin e Himarës

Refuzon me kokëfortësi për të mbledhur dhe për të varrosur eshtrat e oficerëve grekë dhe ushtarëve heronj, siç refuzon me kokëfortësi ngritjen e varrezave ushtarake greke në Korçë.

Paturpësisht ka propoganduar të ashtuquajturën “Shqipëria e Madhe” dhe qarkullojnë harta të Florinës, Kosturit, Janinës dhe Artës dhe Prevezës, të cilat “bien” në … Shqipëri.

Temat
LajmeRajon

Të afërta