Merkato e “çmendur” në Evropë, ja sa para u shpenzuan në transferime

Skuadrat më të rëndësishme evropiane këtë vit po i bëjnë blerjet e tyre të reja më shpejt se vitet e kaluara dhe në agjendën e tyre ka ende tratativa që janë në zhvillim e sipër.

Deri tani këto klube kanë shpenzuar 550.6 milionë euro për blerje, ndërkohë që kanë arkëtuar nga shitjet e lojtarëve 245.95 milionë euro, transmeton Top Channel.

Spanjë

Barcelona investoi 44.75 milionë euro për blerjen e mbrojtësve francezë, Umtiti e Dinge, ndërkohë që mundësoi edhe kthimin e Denis Suarez. Në anën tjetër janë larguar Dani Alves dhe Marc Bartra, por përfitimet e katalanasve kapin vetëm vlerën e 8 milionë eurove.

Reali i Madridit deri tani ka shpenzuar vetëm 30 milionë euro për riblerjen e Moratas, ndërkohë që ka larguar Cheryshev, Medran e Maskarel.

Atletiko Madrid bëri 3 blerje të reja, Gaitan, Vrsaljko dhe Diogo jotaota për një vlerë të përgjithshme 48.2 milionë euro. Në anën tjetër, “los colchoneros” kanë siguruar 6.5 milionë euro nga shitja e Baptistaos dhe Gilavogit.

Gjermani

Bayerni u përforcua me Hummels e Renato Sanches, ndërkohë që nuk ka bërë ende asnjë shitje.

Në këtë pikë skuadra që ka përfituar më shumë është Borussia e Dortmundit falë shitjeve të Mkhitaryan, Hummels dhe Gundoan për një vlerë totale prej 107 milionë euro. Me gjysmën e kësaj shifre verdhezinjtë kanë mundur të bëjnë 6 blerje dhe tani janë në bisedime me Bayernin për kthimin e Gotzes.

Francë

PSG dominon merkaton, por lëvizjet e kësaj skuadre këtë radhë nuk janë shumë të tepruara. Këtë verë siguroi Ben Arfa si dhe Kruchowyak nga Sevilla.

Itali

Juventus siguroi të ardhura nga largimi i Moratas për të cilin kërkon zëvendësuesin ideal, ndërkohë që shpenzoi 32 milionë Euro për blerjen e Miralem Pjanic nga Roma dhe 23 milionë për Marko Pjaca.

Angli

Manchester United është mbreti i merkatos. Mori Ibrahimovic me parametra zero, por shpenzoi për blerjen e Bailly dhe Mkhitaryan plot 80 milionë euro.

Në krahun tjetër, rivalët e Manchester City investuan për Gundoan, Noliton dhe të riun Zinchenko.

Ndërsa Chelsea shpenzoi 74.8 milionë euro për Batshauy dhe Kante.

Temat
Sport

Të afërta