Më 2 gusht del në treg Xbox One S

Microsoft pritet të thyejë rekord shitjesh sapo të nxjerrë në treg Xbox One S më 2 gusht.

Ai do të jetë i vlefshëm në tri lloje me tri çmime të ndryshme. Njëri 500GB për 299 dollarë, 1TB për 349 dollarë dhe 2TB për 399 dollarë.

Të tri modelet do të mund të porositen përmes Microsoft, Amazon dhe GameStop për t’i marrë në gusht.

xbox-one-s-2-display-635x358

Xbox One S do të jetë më i vogël dhe me çmim më të lirë se sa konkurrentët e tij. Ai ka disk me rreze 4K Ultra-HD dhe rezolucion prej 3,820×2,160-pixel me ngjyra vibrante. Kjo do t’i shërbejë sidomos adhuruesve të filmave por edhe atyre që luajnë lojëra nëse kanë një TV i cili mund të lidhet me të.

Temat
FunTeknologji

Të afërta