Botë

Largohet Higuain, vjen njëri nga këta dy super sulmues

By Dijart Dyla

July 19, 2016

Gonzalo Higuain po lidhet së fundmi me një largim nga Napoli, ndërsa nëse një gjë e tillë ndodhë, vendin e tij mund ta zënë Alvaro Morata apo Mauro Icardi.

E ardhmja e Gonzalo Higuain te Napoli nuk është e sigurtë, me Juventusin dhe disa skuadra të tjera të interesuara për të.

Por, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk dëshiron të dëgjojë për oferta nën 94 milionë euro.

Megjithatë, nëse ndonjë klub i paguan këto para për “El Pipitan”, në Napoli tashmë e kanë përgatitur zëvendësuesin e tij.

Alvaro Morata i Real Madridit është futbollisti të cilin po e përcjellin drejtuesit napolitan, por në rast se transferimi i tij dështon, Mauro Icardi është plani B për klubin nga “San Paolo”.