Kadriaj: Qeveria ka korruptuar mendimin e “ekspertëve”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po mundohet që të mashtroj opinionin me ekspertët e saj sa i përket demarkacionit kufitar me Malin e Zi.

Në reagimin e saj, Kadriaj ka thënë se çdo tendencë do të jetë e dështuar, pasi që tashmë sipas aj, deputetët e kanë parë të vërtetën.

Lexoni reagimin e plotë të Kadriajt:

Për ta lajthitur opinionin në Kosovë, rreth Demarkacionit me Malin e Zi, tani turpi nuk ka fund, qeveria dhe njerëzit e implikuar në gabimin fatal me këtë marrëveshje, është shpikur ideja e re: Të gjithë ata “ekspert” neutral po ju korruptohet mendimi, andaj ju bëj thirrje publike që mos të bien në lajthitje në emër të interesit momental.

Çdo tendencë, do të jetë e dështuar, pasi tashmë deputetët e kanë parë të vërtetën e pa mohueshme për dëmet në ketë marrëveshje.

Temat
LajmeVend

Të afërta