Janë hapur të gjitha aeroportet në Turqi

Pasi u qetësuar situata në Turqi të gjitha aeroportet janë hapur për trafik, e gjithë kjo erdhi pasi dështoi përpjekja e grusht shteti ushtarak në vend, njoftuan sot autoritetet turke.

Në një deklaratë për media Ministria turke ka deklaruar se të gjitha aeroportet në Turqi janë ri-hapur dhe vazhdojnë të funksionojnë normalisht.

Ataturk-airport-istanbul-700x437-650x358

Aty gjithashtu thuhet se qytetarët e Turqisë, si dhe shtetasit e huaj që janë në vendpushimet turke (Antalia, Mugla, Izmir …) ishin në situata të pakëndshme, por tani të vazhdojnë pushimet e tyre sepse nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Hotele dhe vendpushimet në Turqi të kryejnë shërbimet e tyre në nivelet të larta të profesionalizimit dhe të vazhdojnë pushimet e juaj”, thotë deklarata.

Temat
BotëLajme

Të afërta