Showbiz

Ja sa para do t’i jap Labi për darkën e organizuar për mërgimtarë

By FIRST CHANNEL

July 19, 2016

Këngëtari Labinot Tahiri vitin e kaluar pati organizuar një darkë për gjithë mërgimtarët. E një organizim të tillë, ai do ta bëj edhe këtë vit. Përmes një statusi të bërë në rrjetet sociale, Labi ka thënë se me datë 5 gusht në sheshin e Ferizaj janë të ftuar gjithë mërgimtarët që të marrin pjesë në këtë eveniment nga ora 18:00 deri në ora 22:00.

Mirëpo, sa do t’i kushtojë Labi ky organizim?

I kontaktuar nga Gazeta Express, Labi ka thënë se për këtë darkë ai do t’i investojë mbi 10 mijë euro.

“Unë gjithmonë organizimet e tilla i kam bërë me iniciativë timen dhe asnjëherë nuk kam pas përkrahje institucionale. Nëse nuk e kam ndihmën sikurse vitin e kaluar nga kompani të ndryshme për gjëra ushqimore, unë do t’i investoj mbi 10 mijë euro por nëse më ndihmojnë atëherë i bie më pak” ka thënë këngëtari.

Po ashtu, Labi ka theksuar se ai nuk kërkon para për raste të tilla pasi që dëshiron që të gjithë familjet shqiptare të kuptojnë se është obligative një pritje e tillë për mërgimtarë pasi që ata kanë dhënë një kontribut të madh për gjithë ne./Gazeta Express/