Lajme

Gecaj- Opozitës: Mos i inkurajoni qytetarët për veprime joinstitucionale

By FIRST CHANNEL

July 19, 2016

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës e veçanërisht banorëve të Zonës se Rugovës qe mos ta marrin drejtësinë në duar, por çështjen e demarkacionit t’ua lënë profesionistëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në të njëjtën kohë, ai ka kërkuar edhe nga partitë opozitare qe të mos i inkurajojnë qytetarët në veprime joinstitucionale, pasi që për këtë mund të thirren edhe në përgjegjësi penale. Gecaj, i cili është edhe këshilltar i kryeministrit Mustafa në një intervistë për Indeksonline, pret qw tryeza e tre gushtit të jetë dobiprurëse dhe do të ndikojë në heqjen e dilemave tek deputetët.

Gecaj në këtë intervistë ka folur edhe për funksionimin e koalicionit qeverisës, për themelimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe si dhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Indeksonline: Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim qw më 3 gusht të organizohet një tryeze ku për herë të parë anëtarwt e Komisionit për Demarkacion me Malin e Zi, do të ballafaqojnë argumentet me ekspert. Çka mund tw sjell kjo tryez?

Gecaj: Kryeministri dhe Qeveria e Republikës së Kosovës tanimë janë deklaruar pro dhe kanë përkrahur parezervë këtë diskutim. Duke qenë të sigurt se Kosova nuk humb territor, ne besojmë se do të jetë dobiprurëse dhe e shëndetshme që të ballafaqohen faktet dhe nga kjo tryezë të dilet me sqarime të duhura të cilat do ti hiqnin të gjitha hezitimet për këtë çështje.

Indeksonline: A prisni qe kjo tryezë t’i japë epilog këtij procesi?

Gecaj: Epilogun procesit tanimë ja kanë japë shumë dokumente, duke përfshirë edhe Pakon e Ahtisaarit dhe Deklaratën e Pavarësisë. Gjithashtu, kemi shënjimin e kësaj vije nga dy komisione shtetërore, të Kosovës dhe të Malit të Zi, e cila është verifikuar edhe nga deklarata e Departamentit të Shtetit Amerikan dhe nga Komisioni i Përzier Ndërkombëtarë. Por, shpresoj se ballafaqimi i fakteve, jo retorikës politike, do t’i heqë hezitimet tek deputetët të cilët pritet të ratifikojnë marrëveshjen.

Indeksonline: A ka hapësire për rinegocim të kësaj marrëveshje, apo versioni aktual duhet medoemos të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës?

Gecaj: Kryeministri në vazhdimësi ka theksuar se nëse dikush, përpos retorikës politike, prezanton fakte të pakontestueshme, Qeveria e Republikës së Kosovës jo vetëm që do të jetë e gatshme të rinegocioj, por këtë e ka edhe obligim.

Indeksonline: Banorët e zonës se Rugovës po paralajmërojnë përshkallëzim të veprimeve nëse insistohet qw kjo marrëveshje të ratifikohet. A është në dijeni Qeveria për këto veprime?

Gecaj: Unë i bëjë ftesë të gjithë qytetarëve të Kosovës të përmbahen dhe këtë çështje tua lënë në dorë profesionistëve dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, kërkoj nga partitë opozitare mos të inkurajojnë qytetarët në veprime joinstitucionale, pasi që për këtë do të mund të thirren edhe në përgjegjësi penale.

Indeksonline: Njohësit e çështjeve të sigurisë vlerësojnë se demarkacioni me Malin e Zi, mund të prodhoj rastin e njohur si “Kumanova”, në Maqedoni si i keni parë këto vlerësime?

Gecaj: Krahasim plotësisht i paqëndrueshëm. Ne kemi ndërtuar shtet dhe atë tani duhet edhe ta respektojmë.

Indeksonline: A është krijuar ende komisioni i cili pritet të hartojë statutin e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe?

Gecaj: Grupi Menaxhues, i cili duhet të përpiloj draftin e parë të statutit është i gatshëm; pra, ne i kemi emrat, edhe pse ende nuk është formalizuar. Megjithatë, ai grup do të punoj për së afërmi me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe me institucionet e Republikës së Kosovës në përgjithësi, por edhe me OSBE-ne dhe kohë pas kohe do të diskutohet edhe në Bruksel.

Gecaj: Kohëve të fundit është raportuar për lëkundje të koalicionit qeverisës. Si po funksionon koalicioni PDK-LDK?

Indeksonline: Raportimet janë vetëm të natyrës mediatike. Koalicioni po funksionon dhe nuk ka probleme substanciale. Mospajtime ka edhe në partitë e njëjta, por ato nuk do të thotë se rrezikojnë koalicionin qeverisës. Unë besoj se ky koalicion do të qeverisë Kosovën deri në zgjedhjet qendrore të vitit 2018.

Gecaj: Është paralajmëruar mundësia e riformatimit të Qeverisë. Kur pritet të ndodhë një gjë e tillë?

Indeksonline: Ministritë dhe ministrat janë vazhdimisht në proces të vlerësimit. Nëse partnerët e koalicionit vlerësojnë se qeverisja do të jetë më e mirë dhe më funksionale me një strukturë tjetër organizative, unë besoj se nuk do të hezitohet fare ne ristrukturimin e dikastereve por edhe në lëvizjet e nevojshme të individëve.