Erdogan urdhëron patrullimin e hapësirës ajrore me aeroplanë luftarakë, njësitet speciale “vërshojnë” rrugët e Stambollit (Foto)

Të paktën 290 persona janë vrarë dhe më shumë se 1.400 tjerë janë plagosur, në përleshjet e armatosura në Ankara dhe Stamboll.

Ushtria turke është përpjekur të marrë pushtetin, dhe të rrëzojë presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Në rrugët e Stambollit dhe Ankarasë, janë zhvilluar luftëra të vërteta mes ushtrisë dhe policisë të përkrahur nga një numër i qytetarëve, që ishin kundër puçit që po tentohej të zhvillohej.

Por puçistët shumë shpejt janë mposhtur, derisa tash e tre ditë mijëra qytetarë kanë dalë rrugëve të qyteteve turk pas thirrjes së presidentit turk në “mbrojtje të demokracisë”.

Në kuadër të hetimit rreth tentimit të dështuar ushtarak të grusht shtetit, deri më tani janë arrestuar 6.000 persona, në mesin e të cilëve dikur bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit turk.

Erdogan ka përmendur mbrëmë edhe mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje, pasi që zyrtarisht ishte hequr në vitin 2004, si kusht për kandidaturë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por e gjithë bota është duke e vëzhguar me vëmendje situatën në Turqi.

Recep Tayyip Erdogan

Çfarë dihet deri më tani
:

Një pjesë e ushtrisë ka tentuar të rrëzojë qeverinë turke

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, është kthyer në Turqi dhe ka deklaruar se puçi ka dështuar

Në përleshje të armatosura kanë humbur jetën të paktën 290 persona, kurse janë plagosur më shumë se 1.400.

Qeveria akuzon klerikun mysliman në mërgim Fetullah Gulen, se qëndron prapa grusht shtetit

Gulen ka mohuar kategorikisht zërat se është i përfshirë në puç

Temat
BotëLajme

Të afërta