Elton Shala nënshkruan kontratë me HC La Chaux-de-Fonds në Zvicër

Elton Shala është njëri ndër shqiptarët e sukseshëm në Zvicër, në fushën e sportit, respektivisht në Hockey.

Shumë kujt i kujtohet Eltoni kur në vitin 2010 ishte pjesë e kombëtarës së Zvicrës në lojrat olimpike të mbajtura në Kanada. Ai së fundmi ka nënshkruar kontratë me klubin HC La Chaux-de-Fonds, në kategorinë U20.

Eltoni është i lindur në Zvicër dhe ka prejardhje shqiptare. Ai është nga Podujeva. Fillimet e sportit të hockey-it i filloi në moshën 5 vjeçare i inspiruar nga vëllai i tij Leoni. Ai fillimisht filloi me klubin HC Fribourg-Gotteron. Momentalisht pas suksesit të kontratës pushimet po i shijon në Kosovë, dhe në një intervistë për Lajmi.net ai rrëfen për sukseset dhe rrugëtimet e tij në sport.

Kur filluat të mirreni me Hockey?

Elton Shala: Fillimisht kam nisur të luaj si 5 vjeçar në ekipin HC Fribourg-Gotteron, i inspiruar nga vëllau Leoni meqë ai ishte pjesë e ekipit. Aty mu dha mundësia që të depërtoj deri në përzgjedhjen që të jem pjesë e kombëtares së Zvicrës për lojrat olimpike të mbajtura në Kanada më 2010. Në Kanada më priu fati dhe pata treguar sukses në shënimin e golave ku interesimi i klubit ishte të qëndroja dhe të jem pjesë e tij. Më 2014 më është dhënë shanca të luaj prapë për kombëtaren Zvicerane në turne ndërkombëtare. Me pak fjalë kështu filloi rrugëtimi në sportin tim.

Cili mendoni se është çelësi në arritjen e sukseseve në sport?

Elton Shala: Arritja e suksesve gjithmonë varet nga sakrificat që duhet t’i bësh. Duhet një përkushtim i thellë, një përkrahje e madhe edhe morale por edhe financiare nga familja meqë sporti është i kushtueshëm si në kohë edhe në financa. Punë, angazhim dhe përkrahje mund të konsiderohen si çelës i sukseseve?

Çka do të thotë për ju nënshkrimi i kontratës me HC La Chaux-de-Fonds?

Elton Shala: Nënshkrimi i kësaj kontrate do të thotë shumë. Në radhë të parë më ka ndihmuar në ngritje profesionale në Hockey dhe e dyta është shanci për të treguar aftësitë individuale dhe për të shprehur përgatitjet fizike dhe taktike që ke arritur t’i fitoshë gjatë viteve.

Cila është dobia që ke marrë nga sporti?

Elton Shala: Dobia e të marrurit me sport qëndron se të aftëson në të qenit i përgjegjshëm, i sakt dhe korrekt, nuk të jep hapsirë në ndjekjen e rrugëve të këqija por përveç kënaqësisë të aftëson për jetë të shëndoshë dhe precizitet.

Çka iu ofron Zvicra sportistëve që të kenë sukses? Nuk jeni vetëm ju sportist i dalluar në Zvicër, shembull vëllezërit Xhaka, Shaqiri, Behrami etj. të gjithë kanë marrë suksesin në Zvicër.

Elton Shala: Zvicra është një vend i mundësive, por në të njejtën kohë një vend i punës dhe angazhimeve. Jeta dinamike dhe preciziteti i kohës bën që talenti të kanalizohet në një drejtim dhe falë angazhimeve dhe punës mund të arrishë, meqë nuk bëhet fjalë kurr për diskriminime kur është fjala për suksese, dhe shance të barabarta.

Si fillon një ditë e juaja?

Elton Shala: Zgjohem herët në mëngjes, kryej mëngjesin, nisëm për punë. Puna ime nuk është e plotë, meqë edhe studioj për ekonomi, dhe mbaj një gjysëm orari punë dhe nisem për ushtrime. Pak para ushtrimeve takohem me menaxherin tim, rreth konsultave. Ushtrime bëj minimumi tre orë. Gjysmën e kohës në akull e gjysmën tjetër në palestër fitnesi. Në mbrëmje kthehem në familje.

Temat
Sport

Të afërta