Edhe ministri Manjani beson se PD-PS-LSI janë pranë konsensusit për drejtësinë

Negociatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet se bisedimet në tryezën e ekspertëve kanë zgjatur deri në orën 02:00 të mëngjesit të ditës së martë.
Manjani tha se palët janë pranë konsensusit dhe se kanë mbetur shumë pak gjëra që ndajnë palët.

“Mbrëmë kemi qëndruar deri në orën 02:00, pas mesnatës dhe kemi ngelur për shumë pak gjëra. Diskutimi ka qenë në frymën e bashkëpunimit dhe kemi arritur shumë gjera. Kur të ketë mbaruar kjo pune do ju jap më shumë detaje”, u shpreh Manjani.

Ai theksoi se në 21 Korrik reforma duhet të kalojë me konsensus. “Shpresoj që në 21 Korrik, reforma të kalojë me konsensus ashtu siç është programuar”, tha Ministri i Drejtësisë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta