Basha e Meta, bashkë në Bruksel nëse nuk arrihet konsensusi për reformën në drejtësi

Lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot se nëse palët politike nuk gjejnë konsensusin për reformën në drejtësi, do t’i drejtohet Brukselit.
“Nëse nuk zgjidhet sot, i kam bërë thirrje kryetarit të Kuvendit ta zgjidhim në Bruksel për të shpartalluar komplotin e Ramës ndaj reformës”, tha kryetari i PD Lulzim Basha, pas një takimi që pati në hotel “Rogner” me Metën.

Kjo është mirëpritur edhe nga kreu i LSI-së.

“Unë jam gati të shkoj me të. Ai më premtoi se votat e PD do jenë për këtë reformë sipas Venecias. Gjërat janë tërësisht të zgjidhshme. U bëj thirrje të gjithëve edhe aktorëve vendas e ndërkombëtarë që të përqendrohen te çështja dhe te Venecia. Republika e pas 21 Korrikut është e të gjithëve dhe jo e disave.”, tha Meta.

Megjithatë, zgjidhja duket se është afër. I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e Ramës dhe realizimin e reformës me konsensus të plotë, Meta tha: Kryeministri është më konstruktivi nga të gjithë ne. Ai thotë zgjidheni sipas SHBA­-së dhe BE­-së dhe ne kështu do ta zgjidhim.

Temat
LajmeRajon

Të afërta