Botë

Atletico Madrid e prezanton një super mesfushor (Foto)

By Dijart Dyla

July 19, 2016

Nicolas Gaitan është prezantuar si futbollist i Atletico Madridit.

Pas Sime Vrsaljkos, Atletico Madrid e ka prezantuar edhe përforcimin tjetër, Nicolas Gaitan.

Mesfushori argjentinas u transferua në kryeqytetin spanjoll nga Benfica për 25 milionë euro.

Ai ka nënshkruar me “Los Colchoneros” për katër vitet e ardhshme.

Gaitan qëndroi për gjashtë sezone te Benfica, duke i shënuar 41 gola në 252 ndeshje.