Arben Malaj anëtari më i ri i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Arben Malaj, ish-deputeti socialist i Vlorës, pritet të jetë anëtari më i ri i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Malaj do të zëvendësojë Ermelinda Meksin, ndërkohë që sot në Komisionin e Ekonomisë ka mundur që të marrë votat e mazhorancës, pas nominimit të tij, ku kundërshti nuk kanë pasur as deputetët e opozitës, ndonëse ish-ministri i Financave, Ritvan Bode i ka kërkuar që ai të shikojë me prioritet shqetësimet lidhur me politikat monetare.

Duke iu përgjigjur Bodes, Malaj ka thënë se rritja e konsumit mund të vijë nga rritja e të ardhurave dhe kreditimi. Arben Malaj, ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Financave në qeverinë Nano.

Temat
LajmeRajon

Të afërta