Zyrtarët e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhurojnë gjak

Zyrtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal gjatë ditës së sotme do të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare duke iu përgjigjur gatishmërisë për të ndihmuar qytetarët që kanë nevojë për gjak.

Dhurimi vullnetar i dhënies së gjakut nis në ora 13:30 në ambientet e Ndërtesës së ish Rilindjes, njofton Klan Kosova.

Aktiviteti për dhënien e gjakut në mënyrë vullnetare zhvillohet në bashkëpunim me Qendrën për Transfuzion të Gjakut në Prishtinë.

dhurimi-i-gjakut

Temat
LajmeVend

Të afërta