Showbiz

Zbulohen kontratat e Sabri Fejzullahut për projektin e dështuar (FOTO)

By FIRST CHANNEL

July 18, 2016

Ditë më parë GazetaExpress iu solli ekskluzive historinë e një projekti televiziv, të cilin në momentet e fundit e kishte anuluar Sabri Fejzullahu.

Këngëtari do të ishte nikoqiri i emisionit më të ri argëtues në televizone tona, por në momentet e fundit ai është tërhequr, shkruan GazetaExpress.

Ky projekt ishte bashkëpunim mes artistit të njohur, producentit Halil Halili, i njohur në skenë si Lilo, Fatmir Mujës dhe produksionit Imagine.

Pasi produksioni kishte përfunduar të gjitha punët rreth realizimit, madje thuhet se ishin ftuar edhe mysafirët e parë, Sabriu me vetëm një sms lajmëron dorëheqjen e tij pa asnjë sqarim dhe anulon te gjithë projektin.

Pas publikimit të lajmit, këngëtari i njohur për GazetënExpress ka thënë se ai nuk ka anuluar asgjë por vetëm e ka shtyrë projektin për shtator.

Mirëpo në anën tjetër Fatmir Muja i kontaktuar nga GazetaExpress e demantoi një gjë të tillë.

Kompozitori dhe tekstshkruesi i njohur tha se emisioni nuk do të filloj në shtator pasi çdo bashkëpunim i tutjeshëm me Sabri Fejzullahun është ndërprerë, duke lënë të hapur mundësinë për një projekt tjetër me bashkëpunëtorë të rinjë.

Ndryshe për këtë emision ishin bërë të gjitha përgatitjet madje edhe skena, e cila qëndron akoma e montuar në vendin e xhirimit.

GazetaExpress ka siguruar edhe kontratat e nënshkruara në mes të artistit dhe realizuesve të këtij projekti.