Vrasësi në SHBA dikur ishte pjesëtar i marinë amerikane

Mediat amerikane raportojnë se personi që qëlloi mbi policët në Luiziana të SHBA-së është një ish pjesëtar i marinës amerikane.

I veshur me të zeza me të zeza dhe i pajisur me armë, ai qëlloi forcat e policisë vetëm dy javë pasi pati shkëmbim zjarri gjatë një konfrontimi ndërmjet policisë dhe disa personave me ngjyrë, ku pas aktit pati protesta gjithandej.

Por në rastin e Baton Rouge në Luiziana të SHBA-së, policia deklaroi se personi i armatosur shtiu me armë dhe vrau e plagosi disa policë. Ai më pas u vra nga policia, transmeton lajmi.net.

Ngjarja e cila ndodhi jo shumë larg një stacioni policor, ka ngriture dhe më shumë tensionet në vend. Presidenti Barack Obama ka bërë thirrje për qetësi, rend e ligj.

bbb18dfe9cf73025d001316815e5cd22-650x358

Temat
BotëLajme

Të afërta