Vazhdon gjyqi për Lagjen e Trimave

Vazhdon sot në Gjykatën e Shkupit seanca për pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët akuzohen për terrorizëm dhe organizim terrorist në ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave.

29 të akuzuarit janë sjellë në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Gjatë seancës së kaluar u raportua se të akuzuarit janë torturuar nga policia gjatë transportit për në Gjykatë, Me të arritur në Shkup, pjesëtarët e keqtrajtuar kanë kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa avokatët kanë reaguar me urgjencë.

Më i keqtrajtuari ka qenë Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli, ndërsa tre pjesëtarë tjerë janë ankuar për dhimbje në kurriz të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore.

Pavarësisht ankesave të avokatëve për dhunën e ushtruar ndaj klientëve të tyre, Gjykata nuk e pa të rrugës të anulojë seancën gjyqësore duke mos e konsideruar serioze gjendjen shëndetësore të të akuzuarve dhe ka vazhduar me seancën.

Temat
LajmeRajon

Të afërta