Botë

Publikohet videoja kur tifozi sulmon Benzeman (Video)

By Dijart Dyla

July 18, 2016

Karim Benzema nuk është pritur mirë në Meksikë.

Sulmuesi francez pasi zbriti nga autobusi në hyrje të hotelit ka përjetuar një sulm nga një tifoz madrilen.

Tifozi nuk kishte qëllim ta lëndonte sulmuesin francez, por deshi vetëm të bënte një ‘selfie’.

Momentin kur tifozi iu afrua Benzemas u duk fillimisht si sulm dhe sigurimi i hotelit reagoi shpejtë duke e shtrirë në tokë tifozin meksikan.

Pasi arritën ta ndalonin, sigurimi largoi nga turma tifozin ndërsa Benzema mbeti duke e shikuar atë.

https://www.youtube.com/watch?v=S_kG1HorFQU