Policia italiane aksion arrestimesh, emigrantët ilegalë shqiptarë maskohen si tifozë

Një aksion i madh është zhvilluar nga policia e Venecias dhe Veneto në Itali, kundër emigracionit të paligjshëm.

Mediat italiane bëjnë me dije se në këtë aktivitet kriminal janë të përfshirë shqiptarë, italianë dhe britanikë.

Janë plot 90 persona të arrestuar, mes të cilëve shqiptarë, por nuk dihet numri i saktë për shkak se policia italiane do të japë informacione konkrete me vonë gjatë ditës në një konferencë shtypi. Bëhet fjalë për dy grupe kriminale me bazë në Veneto(Itali), Shqipëri dhe Londër, që kalonin ilegalisht qindra shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës përmes aeroporteve nëpër Europë, e që destinacioni përfundimtar ishte Britania e Madhe, shkruan Syri.net.

Policia italiane thotë se grupet kriminale e vijonin këtë aktivitet ilegal për 2 vjet. Këto grupe ishin të organizuara dhe për të krijuar lehtësi për të hyrë në Britani, kishin krijuar grupe të rreme të tifozëve të skuadrave të futbollit, të tilla si Manchester City apo skuadrave të tjera angleze dhe italiane.

Në vitin 2014, kur u luajtu ndeshja Manchester City-Roma, shumë nga këta emigrantë ilegalë ishin maskuar me shalle dhe bluza të skuadrave italiane në aeroportin e Nicës në Francë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta