Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Pogba te United, zbulohet dita e vizitave mjekësore

“Telenovela” e gjatë rreth të ardhmes së Paul Pogba duket se po shkon drejt fundit.

Sipas britanikes “The Sun”, francezi i cili ka qenë në bisedime gjatë kësaj kohe me Real Madrid, Barcelonën, Manchester Unitedin, Manchester Cityn dhe Bayern Munichun, pa hedhur asnjëherë poshtë mundësinë e qëndrimit te Juventusi, me në fund ka vendosur të kthehet në “Old Trafford”, ndërsa klubi italian do të përfitojë 125 milionë euro nga shitja e tij.

Si tabloidi britanik, ashtu edhe e përditshmja franceze “L’Equipe” raportojnë sot se trajneri i Unitedit, Jose Mourinho ka rënë dakord për shumën që do të shpenzohet për lojtarin dhe rrogën e tij, pasi e cilëson një investim shumëvjeçar dhe të rëndësishëm.

Ndërkaq, është zbuluar se rroga bazë e lojtarit do të jetë 241 mijë euro në javë, ndërsa para se të hedhë firmën në kontratë, ai do të kryejë vizitat mjekësore gjatë ditës së martë.

Exit mobile version