Pacienti me sy të shqyer pret mbi një orë për trajtim në Spitalin e Pejës (FOTO +18)

Një person nga qyteti i Pejës i cili është lënduar sot gjatë ditës në sy, nuk ka marr trajtim në spitalin e Pejës.
Kjo pasi aty nuk e ka takuar asnjë mjekë.

“Jam tu prit në spital të Pejës me babin që një orë me sy të shqyer. Edhe as nuk lajmërohet kurrkush, as nuk vjen doktori, tmerr”, ka shkruar në lexues në adresë të Gazetës Express.

Për këtë, Gazeta Express, ka kontaktuar me spitalin e Pejës, por ata kanë hedhur poshtë pohimet e pacientit.

“Ka ardhur pacienti më herët, është lajmëruar rasti, mjeku i oftalmologjisë nuk ka qenë në spital për shkak që e ka përfunduar ndërrimin. Ne e kemi thirr atë, edhe doktoresha është nisu që të vij, ndërkohë pacienti ka thënë që s’mundet me të pres. Ata janë nisur që të shkojnë te një mjek tjetër”, tha një punëtore e repartit të Oftamologjisë, pa dashur të identifikohet.

Sipas saj pasi që pacienti dëshpërueshëm është nisur që të kërkojë ndihmë diku tjetër punonjësit e spitalit “e kemi thirrur mjekun që ta lajmërojmë qe rasti ka shkuar”- tha ajo.

Sipas kësaj zyrtareje në Spitalin e Pejës, pacienti në fjalë prapë janë kthyer në spital “se nuk kanë mundur që të kryej intervenimin në vendin ku kanë shkuar”.

Vetëm pas krejt kësaj peripecie ajo tha që mjekët e gjendjes së gatishmërisë janë duke u marrë me rastin tash për tash.

13695818-10153620496722611-83847477-n_1468858345-3944420

13689560-10153620496977611-812614431-n_1468858339-1313506

Temat
LajmeVend

Të afërta