Botë

Odegaard përplas Zidanin dhe Perezin

By Dijart Dyla

July 18, 2016

Zinedine Zidane është detyruar ta marrë Martin Odegaardin në turin parasezonal në Kanadë pa dëshirën e tij.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk e dëshiron në skuadër talentin

Medie të ndryshme madje raportojnë se francezi është përplasur edhe me presidentin Florentino Perez, kur ky i fundit ka kërkuar që Odegaard të përfshihet në skuadrën për turin parasezonal.

Daily Mail shkruan se Perez e dëshiron Odegaardin në ekipin e parë pasi ashtu është e përcaktuar në kontratën mesfushorit, si dhe paraqitjet e tij do të ndihmonin në interesimin e klubeve tjera për futbollistin norvegjez.

.