Ndarjet skandaloze ua rrënuan jetën

Shpesh jemi dëshmitarë të ndarjeve skandaloze të yjeve tanë të preferuar. Në ato momente ata bëjnë gjëra të ndryshme dhe thonë budallallëqe të ndryshme, por më vonë e kanë pyetur veten pse e kanë bërë një gjë të tillë. Shumë prej tyre janë penduar sinqerisht dhe kanë bërë gjithçka që ishte e mundur që të përmirësojnë gabimin e tyre. Shumë vajzave u ndodh që kurrë të mos e takojnë mashkullin e tyre të përkryer. Rita Ora nuk është njëra prej këtyre vajzave, por ajo mashkullin e saj ideal e ka takuar në moment të gabuar.

Gjatë një interviste ajo e ka pranuar se Calvin Harris ishte mashkulli i ëndrrave të saj, por nuk ka pasur mundësi që të jenë bashkë. “Unë jam nisur në turne, ndërsa ai ishte tepër i zënë me obligimet e tij”, ka deklaruar Rita, pasi më herët e kishte ofenduar me fjalë të rënda ish të dashurin e saj. Taylor Swift shumë këngë të saj hite i ka realizuar duke u bazuar në të dashurit e saj të famshëm, të cilët e kanë trajtuar keq. Mirëpo, vetëm një aktori i ka kushtuar një këngë në të cilën ajo i ka kërkuar falje. Bëhej fjalë për Taylor Lautner, të cilit ia ka kushtuar këngën “Back To December”. Zac Efron dhe Vanessa Hudgens për një kohë të gjatë ishin si çifti më i ëmbël i Hollivudit.

Mirëpo, për shkak të sjelljes problematike të të dashurit të saj, daljes në ahengje të shpeshta, që kishin çuar në varësinë e tij ndaj alkoolit dhe drogës, Zac e kishte humbur dashurinë e tij e madhe. Ai këtë vetëm së fundmi e ka pranuar, duke deklaruar se ky ishte gabimi më i madh i jetës së tij. Të gjithë ata që i njohin pohojnë se dashuria mes Lamar Odom dhe Khloe Kardashian ishte diçka më e mrekullueshmja që kishin parë ndonjëherë. Vetë Lamar kohë më parë ka deklaruar se periudha e jetës të cilën ai e ka kaluar me bukuroshen, ishte më e bukura në jetën e tij. Mirëpo, edhe përkundër asaj se kishte shkuar në rehabilitim për shkak të varësisë ndaj drogës dhe alkoolit nuk ka arritur ta kthejë të dashurën e tij.

Temat
Showbiz

Të afërta