Liverpooli afër mbrojtësit estonez

Liverpooli është afër transferimit të qendërmbrojtësit Ragnar Klavan nga Augsburgu.

Sipas Sky Sports, “Të Kuqtë” do të paguajnë pesë milionë euro për kapitenin 30 vjeçar të Estonisë.

Ai ka luajtur në sezonin e kaluar në dy përballjet me Liverpoolin në kuadër të Ligës së Evropës.

Ai do të bëhej transferimi i katërt i trajnerit gjerman Jurgen Klopp te Liverpooli.

30-vjeçari ka treguar formë të mirë në Bundesligë, duke zhvilluar 31 ndeshje me Augsburgun dhe kjo gjë e ka bindur Kloppin ta transferojë në ‘Anfield’.

Ragnar Klavan

Ragnar Klavan1

Temat
BotëSport

Të afërta