Limani: Trepça te riaktivizohet, jo të privatizohet

Trepça nuk duhet të jetë nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, por nën menaxhim të Qeverisë
Prandaj, Qeveria përmes ligjit për Trepçën ose çfarë do mase tjetër duhet ta riaktivizoj Trepçën.

Kështu, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, profesori univesitar i ekonomisë Musa Limani. Ai ka theksuar se privatizimi është shkatërrim i zhvillimit ekonomik.

E, duke folur për mos zhvillim ekonomik të vendit, Limani ka thënë se kanë qenë pikërisht politikat kadrovike të Qeverisë e që sipas tij, janë veshur me petkun partiak

Limani, ka folur edhe për atë se a pret që në të ardhmen Qeveria e vendit të ndryshoj diskursin sa i përket politikave ekonomike duke thënë se nuk është skeptik se një gjë e tillë do të ndodh.

trepca_1468868488-8107530

Temat
LajmeVend

Të afërta