LAJMI I FUNDIT: Gjenerali Akin Ozturk pranon se e ka organizuar grushtin e shtetit në Turqi

Akin Ozturk, gjenerali turk që u publikua kohë më parë në mediat turke i ëprgjakur gjatë arrestimit ka pranuar se e ka organizuar grushtin e shtetit. Torturat ndaj tij e vënë në dyshim se deklarata e tij mund të jetë rezultat i dhunës kundër tij.

Ish shefi i forcave ajrore turke, Akin Ozturk, e ka pranuar se e ka planifikuar puçinë e së premtes mbrëma, BBC e citon Anadolun.

Ozturk citohet t’u ketë thënë hetuesve se ai kishte vepruar me qëllim që të kryejë puçinë.

Fotografi të gjeneralit Oztuk të publikuara nga Anadolu e shfaqin atë me lëndime në kokë dhe në trup.

tortura_1468860140-2232033

Temat
BotëLajme

Të afërta