Teknologji

iPhone 7 paraqitet me video!

By Dijart Dyla

July 18, 2016

iPhone 7 shihet në një video e cila është duke qarkulluar nëpër internet.

Deri tani kemi parë një numër fotografish të pajisjes që spekulohet të jetë iPhone 7. Tani është duke qarkulluar edhe videoja e postuar nga Ëeibo, që jep mundësi vështrimi më të afërm të dizajnit të pajisjes.

Videoja bën të qartë se pajisja e re nga Apple nuk do të ketë portin për dëgjuese. Sipas thashethemeve, Apple do të largoj portin konektues për audio dhe do të zëvendësoj atë me konektuesin Lightning.

iPhone 7 pritet të vij i pajisur me procesorin e ri të Apple – A10 dhe poashtu do të ketë grafikë të përmirësuar dhe RAM memorie me kapacitet më të lartë se pajisjet ekzistuese të kompanisë.

https://www.youtube.com/watch?v=D1tVz12xFto