Ibrahimovic thumbon Cantonan: Ti mbreti, unë ‘Zoti’ i Manchesterit!

Zlatan Ibrahimovic nuk ka mundur të rrijë i qetë pas fjalëve të legjendës së Unitedit, Eric Cantona drejtuar atij.

Legjenda e Manchester United, Eric Cantona ka mirëpritur Ibrahimovicin në ish-klubin e tij me një video mesazh në javën e kaluar.

“Nuk mund të ketë tjetër mbret në Manchester, mund të ketë princ në qoftë se ju doni. Nr.7 është i juaji nëse jeni të interesuar. Kjo është dhuratë e ime e mirëpritur për ju… Mbreti është zhdukur! Rroftë princin!”, ka thënë Cantona.

Megjithatë, kjo nuk i ka pëlqyer Zlatan Ibrahimovicit, i cili iu përgjigj me një përgjigje tipike të Ibras.

“Kam dëgjuar atë që Cantona tha dhe unë e përgëzoj atë, sepse e kam admiruar gjithmonë atë, por ai duhet të dijë se unë nuk dua të jem mbreti i Manchester, unë dua që të jem ‘Zot i Manchesterit’”, deklaroi sulmuesi suedez.

ibrahimovic-780x439

Temat
BotëSport

Të afërta