“Nga sot në Kuvendin e Malit të Zi, përmes pilot projekteve, është mundësuar që deputetët të flasin dhe t’u drejtohen deputetëve edhe në gjuhën shqipe, dhe kjo është arsyeja që të gjithë ju keni kufje”, ka thënë Pajoviq.
Në Kuvendin e Malit të Zi nga sot është bërë e mundur që deputetët të flasin edhe në gjuhën shqipe, ka njoftuar kryetari i parlamentit, Darko Pejoviq, kurse deputeti opozitar i Frontit Demokratik ka pyetur nëse ky është ndonjë vic apo marketing.
Bëhet fjalë, ka thënë Pajoviq, për pilot projekt, transmeton lajmi.net.
“Nga sot në Kuvendin e Malit të Zi, përmes pilot projekteve, është mundësuar që deputetët të flasin dhe t’u drejtohen deputetëve edhe në gjuhën shqipe, dhe kjo është arsyeja që të gjithë ju keni kufje”, ka thënë Pajoviq.
Deputeti i FD-së, Slaven Radunoviq, e ka përshendetur këtë akt, por i ka interesuar se qytetarët e Malit të Zi, të cilët e përcjellin përmes televizionit parlamentin, “do ta dëgjojnë gjuhen shqipe apo serbe”.
“Nga Kuvendi do të shkojnë dy sinjale. Nga emetuesit varet se cilën gjuhë e përdorin. Pra, është mundësuar që TV stacionet lokale të kenë mbulueshmërinë e tyre edhe gjuhësore”, ka thënë kryeparlamentari Pajoviq.