Haradinaj: Kthimi i VV-së në parlament, vendim jo i mençur

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj duke folur për Demarakcionin me Malin e Zi, akuzoi kryeministrin Mustafa për mos seriozitet të tij ndaj popullit në lidhje me punën dhe detyrat që i janë besuar.

‘’Nuk kemi ndonjë marrëdhënie të caktuar me Vetëvendosjen, ata u kthyen në parlament për ne nuk ishte edhe vendim i mençur.”

”Ani pse janë kthyer por u dasht qëndrimin me majt se ky parlament nuk e ka sinqeritetin pa e ditë cka po ndodhë me këto tema ne nuk kthehemi.’’

‘’Nuk e nderlidhi demarkacionin me zgjedhje. Kete e kam temë të territorit. Unë i kam kërku dhe i kërkoj zgjedhjet,’’

‘’E kisha mirëprit një ndihmë nga PDK dhe e kërkoj edhe nga LDK, ta hedhim posht këtë version të gabum, mos tja bëjmë këtë Kosovës.

Temat
LajmeVend

Të afërta