Gjermania mund të tërhiqet nga sulmet kundër ISIS’it, pasi Turqia ka bllokuar bazën Incirlik

Kryeministri i Bavarisë Horst Seehofer ka thënë se Gjermania mund të tërheq trupat që janë të stacionuara në bazën Incirlik, rrjedhimisht edhe të ndalë fushatën e sulmeve kundër Shtetit Islamik (ISIS).

Kjo lëvizje vije pasi që pas pucit të dështuar ushtarak Turqia ka bllokuar bazën Incirlik, ku janë të vendosura trupat e shteteve të NATO’së që po e sulmojnë ISIS’inë në fushatën ushtarake kundër kësaj organizate terroriste.

Horst Seehofer tha në Mynhen të hënën se nëse qeveria e Turqisë vazhdon me këtë kokëfortësi ta trajtojë problemin, parlamenti gjerman mund të shqyrtoj edhe tërheqjen e trupave nga atje.

Gjermania ka në Turqi në këtë mision anti-ISIS mbi 200 trupa dhe pajime të rënda ushtarake.

baca_1468855680-1195235

Temat
BotëLajme

Të afërta