Flet ushtari turk: Na tradhtuan komandantët, na thanë që kemi ushtrime (Video)

Jo të gjithë ushtarët puçistë në Turqi, kanë qenë në dijeni se çfarë po ndodhë në shtetin e tyre.

Ata papritmas u bënë pjesë e rrjetit të komandantëve të tyre për të bërë grusht shtet në Turqi.

Madje një ushtarë i marr peng nga qytetarët dëgjohet duke thënë se nuk e di se çfarë po ndodhë, por thotë se janë duke bërë ushtrime në praktike, transmeton Indeksonline.

“Neve na mashtruan zotëri…na than se kemi ushtrime praktike…na mashtruan komandantet, na than se ka ushtrime ka praktik dhe përfunduam këtu…nuk e di se si na tradhtuan komandantët…dy shok i kemi të plagosur….si ka mundësi ne me tradhtuar atdheun s’ka mundësi”, dëgjohet ushtari duke u përgjigjur qytetarëve.

https://youtu.be/d-ViXr_cNfQ

Temat
BotëLajme

Të afërta