Një fëmijë 4-vjeç ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një ndërtese banimi, sonte rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në Vlorë.
Pasi fëmija ka rënë në tokë, ai është marrë me urgjencë për t’u transportuar në spitalin rajonal të Vlorës. Më pas ai është nisur për në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan shekulli.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pasi fëmija ka rënë nga ballkoni i banesës në të cilën jetonte.
Ende nuk dihen rrethanat e qarta, por grupi hetimor po vijon hetimet.
Fjalët kyçe
Aksident