Botë

Erdogan kundër të gjithëve: Parlamenti vendos mbi dënimin me vdekje

By Dijart Dyla

July 18, 2016

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha sot se Parlamenti do të vendosë nëse do të rivendoste dënimi me vdekje dhe siç tha ai, në qoftë se kjo ndodh, një masë e tillë vihet në ligj.

Turqia në vitin 2004 hoqi dënimin me vdekje në kuadrin e përpjekjeve për anëtarësim në BE, por bën thirrje për rivendosjen e këtyre dënimeve pas grushtit të shtetit të pasuksesshëm ushtarak, i cili vrau më shumë se 200 njerëz, transmeton lajmi.net.

“Kjo kërkon një vendim të Parlamentit … Si president, do të miratojë çdo vendim të parlamentit,” tha Erdogan në një intervistë për CNN.