‘Blerja e Higuainit nga Juve do t’i kontribuonte gjithë Series A’

Luciano Spalleti ka folur në lidhje me transferimin e Higuainit te Juventusi.

Trajneri i Romës, Luciano Spalleti mendon se shitja e Gonzalo Higuainit te Juventusi do të ishte në të mirë të gjithë kampionatit italian, Serie A.

“Bashkimi i Higuainit me Juventusin do të rriste cilësinë e përgjithshme të Serie A”, ka thënë Luciano Spalleti për Sky Sport Italia.

“Juventus do të ketë një tjetër kampion të madh dhe do përpjekën për të fituar Ligën e Kampionëve, duke u dhënë atyre ambicie më të larta”.

“Si pasojë, Napoli do të përdor këto para për të ndërtuar një skuadër po aq të fortë dhe për të sjellë katër apo pesë lojtarë të cilësisë së lartë”, përfundoi trajneri i Romës.

higuain-1-780x439

Temat
BotëSport

Të afërta