Anulohet koncerti bamirës me artistë nga Turqia

Shoqata ka bërë të ditur se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në shtetin e Turqisë dhe në konsultim me shoqatën partnere turke është marr vendim për anulimin e koncertit bamirës të 20 korrikut në Prizren me artistë nga Turqia.

Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me shoqatën Engelsiz Yasam Vakfi (Unimpeded Life Foundation) nga Turqia kishin paralajmëruar koncertin bamirës në Prizren me artistë të njohur të pop skenës turke.

Koncerti ishte paraparë të mbahej më 20 korrik 2016 në Sheshin Shadërvan të Prizrenit, ndërsa do t’i dedikohej personave me sindromën Down.

“Shoqata Down Syndrome Kosova shpreh keqardhjen për viktimat dhe solidarizohet me popullin turk. Njerit shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë përkrahësit e shoqatës tonë dhe në veçanti sponsorët dhe partnerët e koncertit, me të cilët do të jemi në komunikim të ngushtë ditëve në vijim për t’i sqaruar të gjitha detajet e këtij organizimi”, thuhet në njoftimin për media.

down-syndrome-kosova1-650x327

Temat
LajmeVend

Të afërta