“Demarkacioni nuk ka lidhje me Ushtrinë, transformimi i FSK-së në Ushtri varet nga votat e minoriteteve, më konkretisht deputetëve serbë. Kryeministri e ka shpikur vetë këtë lloj kushtëzimi për t’i bërë presion opozitës dhe shoqërisë civile që të tërhiqet nga kërkesa për ta rishqyrtuar Demarkacionin, për ta mbuluar një skandal politik”.
Ky është vlerësimi i politikologut Donik Sallova për Tribuna Channel, në lidhje me deklaratën e kryeministrit Mustafa se ratifikimi i Demarkacionit është kusht për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe analisti, Adrian Çollaku.
Ai Demarkacionin si kusht për transformimin e FSK-së në Ushtri e sheh si propagandë qeveritare.
Çollaku thotë nëse është vu ky kusht atëherë i bie se kemi ndërhyrje të Serbisë, e cila përmes listës serbe ka sjellë kushtëzime për formimin e Ushtrisë.