Gjithçka nisi natën e 24 qershorit kur u mbajt finalja e “Top Awards”.
Pjesëtarët e grupit OTR, Noizy dhe Enca sipas burimeve të lajmi.net, të dy kanë pasur në plan të performojnë live atë natë, por në momentin e fundit ndryshoi gjithçka.
Të dy ishin të nominuar në disa katagori dhe në momentin e fundit ata kanë vendosur të mos jenë të pranishëm në edicionin e parë të “Top Awards”.
Enca e kishte vendosur më herët mospjesëmarrjen e saj ndërsa Noizy ka befasuar pasi të gjithë e prisnin në tepihun e kuq dhe performancën e tij të konfirmuar, pasi ai kishte bërë edhe provat për finale.
Si përfundim Noizy nuk erdhi, madje ai po shijonte pushimet në Dubai.
Çmimet sigurisht që ishin vendosur dhe për Noizyn ishte bërë gati çmimi i publikut të cilin e shpallën atë natë në bazë të votave në faqen e Top Awards në internet, shkruan lajmi.net.
Në momentin e dhënies së çmimit për reperin, prezantuesi Ledion Liço ironizoi me Noizyn drejtpërdrejt në transmetim duke thënë: “Noizy do të duhej të ishte këtu por ai erdhi në prova me makinën e tij “Ferrari”. Kështu është kur shet mend me “Ferrarin” e shokut”.
Pas kësaj deklarate të prezantuesit Noizy nga Dubai reagoi ashpër në llogarinë e tij në Instagram
“Mbreti Xhungles ecen vet 😉 Fuck ur Awards @ledionl Shko bjeri b*thes por bjeri Haptas mos mbaj Te dashur Sa per mos me Te dal nami bro 😂🖕🏻 #Kollovar jeto me leket e te dashures bitch boy & Ty sta bleu mami as babi Ta bleu e dashura”, është shprehur Noizy.
Ky skandal zgjati për disa ditë, por si duket “zjarri” nuk është shuar akoma.
Në Top Listën që transmetohet çdo të dielë në Top Channel e që në bazë të saj ndahen edhe kategoritë dhe çmimet në Top Awards duket se ka ndryshime kur bëhet fjalë për Noizyn, shkruan lajmi.net.
Javët para finales së Top Awards, Noizy ishte rekorder në këtë Top Listë, duke qenë artisti i parë me tre këngë në tre vendet e para, saktësisht në të dielën e datës 29 maj 2016.
Noizy ishte pothuajse me 3 këngë në klasifikimin e javës deri më 24 qershor 2016, shkruan lajmi.net.
Për të mos rënë në sy direkt në javën e parë të korrikut (pas Top Awards), Noizy kishte rënie të dukshme në klasifikim për 10 pozita më poshtë, duke ngelur me dy këngë, në pozitën e 18 dhe 14 ( Top Lista 03 qershor 2016, e dielë).
E pas kësaj jave, Noizy bashkë me Encën largohen nga Top Lista, gjë që është e pakonceptueshme, përderisa artistët në fjalë ishin për javë të tëra në pozitat më të mira. (Gjë që shihet në fotografinë më poshtë, një nga javët e Qershorit)
Çudia më e madhe ka ndodhur në këto dy javët e fundit (10 dhe 17 korrik). Në Top Listë janë futur këngë të cilat janë publikuar pas dy këngëve të Noizyt të cilat reperi i publikoi të njejtën ditë (2 korrik 2016), shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për bashkëpunimin me Çiljetën dhe atë me Elgit Dodën të cilat janë pëlqyer nga publiku dhe padyshim që fansat e “OTR” gjithmonë e kanë votuar reperin në Top Listë kur ka pasur këngë të reja.
Mos prania e këtyre këngëve në Top Listë ngjall dyshime se kjo mund të jetë një “hakmarrje” ndaj reperit dhe gjithë grupit të tij “OTR”.
Sipas prezantuesve të Top Listës, klasifikimi bëhet në bazë të votave të publikut në faqen e tyre në internet dhe është e çuditshme se si asnjëra këngë e re e Noizyt nuk ka arritur të marrë mjaftueshëm vota për tu bërë pjesë e klasifikimit.
Klasifikimi i javës së kaluar:
Edhe këtë javë Noizy nuk është pjesë e Top Listës edhe pse këngët e tij të reja janë publikuar me 2 korrik dhe tashmë numërojnë mbi 3 milionë klikime të dyja.
Në anën tjetër Noizy nuk është i vetmi i ‘penalizuar’ në Top Listë.
Edhe reperi 2po2 me dy projektet e reja “Çka ka ftyra jem” dhe “E premte” në bashkëpunim me Ledrin nuk është bërë pjesë e Top Listës.
Dhe pas skandalit të Top Awards mes reperit dhe organizatorëve duket se ‘inati’ po vazhdon ende dhe kjo është arsyeja pse 2po2 nuk është më pjesë e Top Listës.