Qandeel Baloch një figurë e njohur dhe ndër më të ndjekurat në mediat sociale në Pakistan u vra nga i vëllai për një kauzë nderi në provincën Punjab.
Ajo ishte 26 vjeçe dhe kohët e fundit fotot e saj të postuara në rrjete sociale shkaktuan jo pak polemika, në njërën prej të cilave ajo shfaqej krah një kleriku mysliman.
Sipas raportit të policisë mësohet se viktima kishte vdekur si pasojë e mbytjes dhe rastet e grave të cilat vriten nga familjarët për çështje nderi në Pakistan, janë të shumta. Prindërit e saj kanë rrëfyer se pas një debate të ashpër me të vëllain 26 vjeçarja është mbytur nga ky I fundit. Edhe pse ajo është vrarë të premten, trupi është gjjetur ditën e shtunë në mëngjes. Prindërit e viktimës tashmë janë shoqëruar në qelitë në paraburgim. Vëllai I saj I kishte kërkuar të hiqte dorë prej modelimit pasi viktima zotëronte këtë profesion dhe fotot e saj kontraverse në rrjete sociale e kishin acaruar së tepërmi vëllain e saj Wasim, I cili fillimisht e kishte kërcënuar. Wasim tashmë është në arrati dhe policia nuk ka arritur ta kapë ende. Sharmeen Obaid-Chinoy regjisorja e “A girl in The River” e ka dënuar këtë akt duke u shprehur se asnjë grua nuk është më e sigurt në Pakistan. “ Në Pakistan gratë sidomos ato të varfërat nuk gëzojnë të drejtat themelore që nga shkollimi e deri tek zgedhja e bashkëshortit, e dhuna ndaj tyre është kudo e pranishme. ”
Qandeel është quajtur si Kim Kardashian e Pakistanit dhe e fitoi famën përmes mediave sociale. Ndërkohë që shumë njerëz e panë atë si një ikonë të bukurisë, shumë të tjerë e gjykuan. Kujtojmë se me qindra gra vriten çdo ditë në këtë vend në saj të ruajtjes së nderit.