Chelsea ka shprehur interesim për mbrojtësin e Valencias, Shkodran Mustafin.
Antonio Conte dëshiron ta transferojë një mbrojtës te Chelsea, me Shkodran Mustafin në listën e trajnerit italian.
Conte fillimisht e dëshironte Leonardo Bonuccin e Juventusit, por insistimi i mbrojtësit të “Zonjës së Vjetër” për të qëndruar në Torino, ka bërë që menaxheri i ri i Chelseas t’i kthej sytë kah Mustafi.
Sipas AS, “blutë” janë të gatshëm t’i paguajnë 30 milionë euro për reprezentuesin gjerman, ndërsa klubi i Valencias i kërkon 40, përcjell Lajmi.net.
24 vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit Everton në Angli, por dështoi të linte gjurmë.
Fjalët kyçe
Shkodran MustafiTemat
Sport