Botë

Man Utd – Pogba, “bombë” nga “The Sun” (FOTO)

By FIRST CHANNEL

July 17, 2016

Paul Pogba do të transferohet në Manchester United, menjëherë pas rikthimit nga pushimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan “The Sun”.

Paul Pogba do të largohet nga Juventus.

Reprezentuesi francez do të transferohet në Manchester United, menjëherë pas rikthimit nga pushimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan “The Sun”.

Ndërkaq, është zbuluar se rroga bazë e lojtarit do të jetë 241 mijë euro në javë, ndërsa para se të hedhë nënshkrimin në kontratë, ai do të kryejë vizitat mjekësore në Old Trafford, përcjell “Lajmi.net”.

“Red Devils” raportohet se do të paguajnë rekord 120 milionë euro për transferimin e tij nga Juventus.